Shaqiri: Respekt për Kosovën, një skuadër që ka shumë cilësi

Xherdan Shaqiri ka vlerësuar ndeshjen kundër Zvicrës si një privilegj moment të paharruar “Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kam shumë marrëdhënie të mira me ish-presidentin, ishte nder për të parë këta tifozë, është privilegj dhe nuk kam për ta harruar.

Shaqiri gjatë intonimit të himnit të Kosovës e vendosi dorën në zemër,pasi që për të ishte një ndjenjë e veçantë loja kundër Dardanëve “Kam lindur në Kosovë, e ndiej himnin e Kosovës dhe e kam për nder që luajta në stadiumin që mban emrin e Legjendës. E kam ëndërruar të luaj këtu.”

Ndërsa sa i përket mundësisë për të përfaqësuar Kosovën, Shaqiri tha se nuk kishte mundësi të ndërronte ekipin “Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Federatën dhe me Fadil Vokrrin, kemi pasur kontakte. Ishte Euro 2016 dhe nuk mund të ndërronim më ekipin. Shoh këta djemtë e rinj që japin maksimumin për Kosovën dhe shpresoj ta kualifikojnë në një envent të madh.”

Mesfushori i Chicago Fire e cilësoi ndeshjen e sotme të vështirë, sepse Kosova luajti në mbrojtje dhe ishte problem për të krijuar raste. “Respekt për Kosovën, sepse është një skuadër që ka shumë cilësi.” tha Shaqiri.

Rashica: Duhet të fitonim edhe sot, por edhe barazimi ishte shtysë

Muriqi: S’më pëlqen që dolëm nga detyrat pasi barazuam