Shaqiri realizon gol në fitoren e madhe të Chicagos në udhëtim te Minnesota

Xherdan Shaqiri ka qenë përsëri futbollisti kryesor i skuadrës së tij Chicago Fire.

Ylli kosovar ka shënuar një gol derisa ka qenë pjesëmarrës në dy të tjerë në fitoren që Chicago e ka marrë 2-3 në udhëtim te Minnesota United.

Ishte minuta e 69-të kur Shaqiri realizoi nga penalltia për të barazuar rezultatin në 1-1.

Vendasit realizuan tre minuta më vonë për 2-1, por Chicago u rikthye me dy gola në fund të ndeshjes për të marrë tre pikë të mëdha.

Në të dy golat e tjerë Shaqiri u përfshi në aksione duke u shpallur futbollisti i ndeshjes. /Gazeta Olle/

Vavalis flet për barazimin ndaj Plzen, komenton edhe rastin e Dabiqajt

Trajneri i Plzen flet për barazimin: Portieri dhe mbrojtja e Dritës ishin të shkëlqyer