Shaqiri përzgjedhës i Maqedonisë?

Pas shkarkimit të Boshko Gjurovksit, për rezultate të dobëta në eliminatoret e Euro 2016 (vetëm një fitore në pesë ndeshje), Artim Shaqiri u konsiderua si kandidati potencial për të marrë drejtimin e përfaqësues së vendit fqinjë.

Artim Shaqiri konsiderohet si një legjendë e futbollit në Maqedoni – 72 ndeshje/15 gola – dhe për më tepër ish-kapiten i saj.

Trajneri i Kukësit, duke folur për “Yllpress” në Maqeoni tha: “Nuk dua të komentoj. Për momentin jam përqendruar te klubi që jam dhe dua ta mbyll kontratën deri me 31 maj me trofe”.

Kukësi ndodhet aktualisht në venin e parë në Kategorinë Superiore si dhe është në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke i pasur të gjitha shanset të bëjë “double”.

Aktualisht te Kombëtarja e Maqedonisë ndihmëstrajner është Argjend Beqiri.