Shaqiri pasi Zvicra u kualifikua për në Kampionatin Botëror: Granit, Breel të gjithë së bashku në Katar

Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 4-0 nda Bullgarisë për të siguruar biletën për në Kampionatin Botëror që mbahet në Katar.

Shaqiri ishte prej më të mirëve në fushë duke asistuar në dy gola.

“Kualifikimi, ky ishte qëllimi ynë. E dinim që kishim një shans. Komplimente për ekipin për atë që bënë në këtë fushatë”.

“Duhet falënderuar edhe Murin (Murat Yakinin). Nuk e kishte të lehtë të ndiqte gjurmët e Vllados”.

“Shumë mungonin sot. Shpresoj se edhe ju do të kishit dashur të ishit sot këtu. I përshëndes të gjithë: Granit, Breel… Ju presim që të shkojmë të gjithë bashkë në Katar”, ka thënë Shaqiri. /Gazeta Olle/

Zvicra siguron biletën për Kampionatin Botëror, Italia mbetet në play-off

Rekord pikësh në eliminatoret për Kampionat Botëror, Shqipëria e Edi Rejës “top”