Shaqiri pas prezantimit te Lyoni: Jam këtu për të fituar trofe

Xherdan Shaqiri është prezantuar te Lyoni, ku prezent ishin edhe presidenti i klubit, Jean-Michel Aulas dhe drejtori sportiv Juninho.

Shaqiri la Liverpoolin për tu bashkuar me klubin francez, ku sot është prezantuar para mediave, duke dhënë edhe mendimet e para për ambientin e ri.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Projekti i klubi është shumë i mirë, me shumë potencial. Më pëlqen shumë trajneri i ri, Peter Bosz. Skuadra ka potencial enorm. Është klub që dëshiron të fitojë trofe”.

“Jam gati ta ndihmoj klubin. Më duhet besim që të luaj në nivelin tim më të mirë. Gjithmonë mendoj t’i ndihmoj lojtarët e rinj. Jam i bindur që do të arrijmë diçka të madhe”.

“Mund të luaj në disa pozita. Është trajneri ai që vendos. Do të jap më të mirë në të gjitha ndeshjet”.

“Klubi kishte nevojë për lojtarë me eksperiencë. Dua të luaj dhe të kaloj kohë me bashkëlojtarët. Dua ta tregoj vendosmërinë dhe mentalitetin tim fitues”.

“Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Presidenti ka ndërtuar diçka të madhe këtu. Kam biseduar me Juninhon për një vit”,  ka thënë Shaqiri.

Ai tutje foli për klubin dhe bisedimet që kishin që e bindën të kalonte në Francë.

“Jam gati ta ndihmoj klubin. Më duhet besim që të luaj në nivelin tim më të mirë. Gjithmonë mendoj t’i ndihmoj lojtarët e rinj. Jam i bindur që do të arrijmë diçka të madhe”.

“Mund të luaj në disa pozita. Është trajneri ai që vendos. Do të jap më të mirë në të gjitha ndeshjet”, ka thënë Shaqa.

Serie A “kopjon” Ligën Premier dhe La Liga-n

Armando Broja fantastik, shënon në debutim me Southamptonin