Shaqiri: Nuk largohem nga Interi

Xherdan Shaqiri i ka siguruar tifozët e Interit se do të qëndrojë në Giuseppe Meazza.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës u transferua te Nerazzurrët në janar nga Bayern Munichu, mirëpo nuk arriti të tregojë atë që është pritur nga ai.

Kjo ka bërë që të përhapen spekulime për largimin e 23-vjeçarit.

“Do të qëndroj te Interi”, ka thënë Shaqiri për FC-Inter.net.

“Interi do të jetë shumë konkurrues në sezonin e ardhshëm, sepse po vijnë top-lojtarë dhe jam i sigurt se mund të luftojmë për Scudetto”, ka shtuar ai.