Shaqiri nuk e ka mendjen shumë te goli

Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur pas golit dhe fitores së Interit në udhëtim ndaj Atalantës, duke shpresuar që skuadra zikaltër do të vazhdojë me paraqitje të tilla edhe në ndeshjet e ardhshme.

“I lumtur për golin tim të parë në kampionat, por e rëndësishme është që kemi fituar dhe kemi bërë një ndeshje të mirë. Ju keni ndihmuar shokëve? “Po, jemi një skuadër e fortë, kam luajtur pas sulmuesve dhe më pëlqen ky pozicion, mund të krijoj shumë shanse për sulmuesit, në mesfushë kemi qenë të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi Shaqa.