Shaqiri në MLS, do të bëhet ndër lojtarët më të paguar në Amerikë – ja sa milionë euro do të fitojë gjilanasi

Xherdan Shaqiri do të kalojë te Chicago Fire nga Lyon, pasi marrëveshje mes klubeve vetëm është mbyllur.

Olympique Lyon dje deklaroi zyrtarisht se Shaqiri është duke negociuar me amerikanët dhe tani duket se marrëveshja është arritur sipas Fabrizio Romanos.

Chicago Fire do të paguajë 7 milionë euro te Olympique Lyon për kartonin e shqiptarit.

Sipas “L’Équipe”, Shaqiri fitonte 350 mijë euro në muaj te Lyon, një pagë që ai nuk mund ta justifikonte me dy gola dhe tre asistime brenda 11 ndeshjeve dhe francezët tani janë të lumtur që do ta heqin nga lista e pagave.

Sipas Blick, Shaqiri nuk ka pse të shkurtojë pagën në Amerikë, përkundrazi ai do të marrë më shumë se 4 milionë euro në vit sa merrte te Lyon, pasi ai do të marr deri në 7 milionë dollarë në vit.

Më të pagurit në MLS sezonin e kaluar ishin Carlos Vela (Los Angeles FC) me 6.3 milionë dollarë, i ndjekur nga Chicharito (LA Galaxy) me 6 milionë dollarë dhe Gonzalo Higuain (Inter Miami) me 5.8 milionë dollarë.

Shaqiri mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në MLS deri në verë, pasi që Lorenzo Insigne, i cili kalon nga Napoli në Toronto, do të marr 15 milionë dollarë.

Gjithmonë sipas Blick, ai do të nënshkruajë kontratë deri në dhjetor 2024, pra një kontratë të re trevjeçare.

Super ndeshje zhvillohen sot në Kupën e Kosovës – në fushë skuadrat favorite

James kthehet, Lakers fiton ndaj Knicks – të gjitha rezultatet në NBA