Shaqiri mungon…

Sipas lajmeve të para që arrijnë nga mediat italiane, mësojmë se Xherdan Shaqiri pritet të mungojë në takimin e Europa League kundër Wolfsburgut.

Shaqiri është lënduar në takimin e djeshëm kundër Cesenës, dhe u largua nga ndeshja në minutën e 24.

Lojtari i Interit sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore zyrtare, mirëpo sipas lajmeve të para, mësojmë se ai do të mungojë në takimin kundër Wolfsburgut.

Ky është një lajm mjaft i keq për Interin duke parë që Shaqiri është njëri nga lojtarët kryesor të kësaj skuadre.