Që nga fillimi i vitit 2022 ka pasur spekulime për të ardhmen e Xherdan Shaqirit. Është thënë se ai mund të largohet nga skuadra e Olympique Lyonit, pasi skuadra e elitës së futbollit francez nuk është e kënaqur me shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës.
Sipas francezëve, ai nuk po e arsyeton pagën e lartë që e merr te klubi francez.
Ish-futbollisti Sidney Govou, legjendë e klubit të Lyonit, për “Canal+” ka thënë se 30-vjeçari mund të largohet drejt Katarit.
“Kam dëgjuar këtu dhe atje se janë bërë disa thirrje nga jashtë vendit, si nga Katari, që po ofrohet një kontratë luksoze”, ka thënë Govou.
As Shaqiri nuk është i kënaqur me Lyonin, pasi nuk po gjen hapësira në klub qëkur u transferua në Francë nga Liverpooli.
Ai ka luajtur në 13 ndeshje në të gjitha garat. E ka një gol të shënuar e dy asistime në gjithsej 871 minuta.