Shaqiri mund të largohet nga Interi?

Interi mund të jetë në telashe. Klubi ka qenë nën kontrollin e UEFA-s, që nga viti i kaluar, për shkak të borxhit dhe tani gjigantët evropian  mund të dënohen nga UEFA, për shkak të Fair Playt financiar. Kështu shkruan sajti ‘bavarianfootballëorks.com’.

Sipas tyre ky dënim mund ta prekë edhe Xherdan Shaqirin. Madje, lojtari që u huazua nga Bayerni, me marrëveshje për t’u blerë, pas gjashtë muajsh në shumën 15 milionë euro, mund të mos blihet fare.

Sipas sajtit në fjalë, Shaqiri rrezikon të mos blihet fare nga Interi dhe ndarja të ndodh në verë. (Gazeta Olle)