Shaqiri me asistim fantastik, Embolo kalon Zvicrën në epërsi (Video)

Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri ka bërë asistimin e parë me Kombëtaren e Zvicrës në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Zvicra ka gjetur tashmë golin e parë në ndeshjen ndaj Kamerunit të vlefshme për Grupin G.

Është sulmuesi i njohur, Breel Embolo, i cili ka shënuar golin e epërsinë 1-0 për Helvetikët.

Megjithatë, goli i Embolos ishte shumë i lehtë pasi iu asistua në mënyrë të përkryer nga ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri depërtoi nga e djathta dhe posa u afrua në fundore afër zonës, vendosi të asistojë me të djathtën duke e gjetur saktë Embolon për golin e parë.

Ky asistim i gjilanasit dhe goli i Embolos ndodhen në minutën e 48-të.

Zvicër – Kamerun, përfundojnë 45 minutat e para

Skuadra angleze e gatshme ta paguajë klauzolën e Vedat Muriqit