Shaqiri: Mancini pret që unë ta bëjë diferencën

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka kritikuar bashkëlojtarët e tij te Interi.

Xherdani ka thënë se Interit duhet të përforcohet me lojtarë më të mirë, të cilët mund ta ndihmojnë atë në ngritjen e skuadrës.

“Mancini pret që unë ta bëjë diferencën dhe në këtë aspekt, ndihma e bashkëlojtarët është vitale”, u shpreh Shaqiri, përcjell ‘Goal.com’.

“Me ardhjen e lojtarëve të tjerë të rëndësishëm (gjatë afatit kalimtar veror), ne do të jemi në gjendje ta zvogëlojmë diferencën me të tjerët, por Mancini dhe trajnerët e tij e dinë se çfarë na duhet për t’u kthyer përsëri në maje”, shtoi tutje Shaqa.