Shaqiri – Lavezzi, shkëmbim i mundshëm

Ditën e djeshme, klubi anglez i Stoke City i ka ofruar 17 milionë euro Interit për të lënë të lirë sulmuesin shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Oferta është pranuar nga klubi milanez, ndërsa vetë Shaqiri ka deklaruar se nuk joshet nga klubet e vogla, ndaj dhe refuzon të nisë një aventurë në Angli.

Së fundmi Interi i kërkon PSG-së një shkëmbim mes Shaqirit dhe mesfushorit ofesiv argjentinas, Lavezzi.

Sipas “Parisien”, klubi francez nuk joshet nga ky shkëmbim, ndaj dhe përgjigja paraprake ka qenë “JO”.