Shaqiri ia jep një lajm të keq Mancinit

Xherdan Shaqiri me shumë gjasë do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Sampdorias. Mesfushori kosovar i Interit nuk ia ka dalë që të rikuperohet me kohë nga lëndimi i këmbës së majtë dhe sipas mediave italiane ai nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur me zikaltërit në shtëpinë e Sampit, shkruan Gazetaolle.com.

Një lajm i tillë është padyshim i keq për trajnerin Roberto Mancini, të cilit i duhet më shumë se kurrë një fitore për ta kthyer normalitetin në kampin zikaltër. Sampdoria-Inter zhvillohet të dielën me fillim prej orës 20:45. /Gazeta Olle