Shaqiri i jep shpresë Përfaqësueses së Kosovës

Xherdan Shaqiri nuk e ka përjashtuar mundësin që t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, kur kjo e fundit të pranohet në UEFA dhe FIFA.

Xherdan Shaqiri aktualisht është njëri nga futbollistët kryesor të përfaqësueses së Zvicrës. Por, ylli i Interit mund t’i braktisë helvetikët për Kosovën, raporton Express.

Mesfushori me prejardhje nga Zhegra nuk e ka përjashtuar mundësin që t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, kur kjo e fundit të pranohet në UEFA dhe FIFA.

“Ndryshimi (ta lë Zvicrën për Kosovën) është i mundur, por tani nuk është momenti i duhur për ta menduar dhe nuk ka ndonjë vendim definitiv “, ka deklaruar Shaqiri për calciomercato.com

“Unë shpresoj se përfaqësuesja e Kosovës do te njihet nga FIFA, por në të njëjtën kohe unë jam te Zvicra, jam rehat dhe i lumtur dhe ne kemi bërë gjera të mëdha. Mund te flasim vetëm për tani, por ekziston fakti se unë qëndroj perfekt te përfaqësuesja e tanishme (e Zvicrës)”, ka theksuar ai.