Shaqiri-Guardiola, vjen një deklaratë e papritur

Xherdan Shaqiri kthehet për të komentuar trajnerin Pep Guardiola.
Në një prononcim për “Tageswoche”, kosovari e ka konsideruar Guardiolan si një trajner shumë të mirë taktik.

“Me Guardiolan kam pasur një periudhë të suksesshme sepse me të fitova titullin e dytë të ligës”, deklaroi Shaqiri, përcjellë “Lajmi.net”.

“Taktikisht është një trajner i madh dhe normalisht që futbollistët mund të mësojnë shumë nga ai”, shtoi kosovari.