Shaqiri gjithnjë e më afër Lyonit, zbulohet oferta e klubit francez në drejtim të Liverpoolit

Xherdan Shaqiri më shumë gjasë do të largohet nga Liverpooli në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi shqiptar kishte kaluar te Liverpooli në vitin 2018 nga Stoke City, ku pastaj arriti të fitojë titullin e kampionit dhe Ligën e Kampionëve.

Pas tri vitesh nën drejtimin e Jurgen Klopp, duke se ndarja mes palëve është më afër se kurrë.

Klubi francez Lyon ka bërë ofertë zyrtare sipas gazetari Ginaluca Di Marzio, duke ofruar 6 milionë euro për shërbimet e Shaqirit.

Në anën tjetër Liverpooli kërkon 8 milionë euro që ta lërë të lirë anësori.

Duket që të dyja palët do të bëjnë lëshime që marrëveshja të arrihet.

Kampionatit francez i është rritur vlera tej mase pas kalimit të Lionel Messit te PSG.

Zyrtare: Dukagjini transferon Ardin Dallkun

Zyrtare: Klas Gjasula prezantohet te Darmstadt