Xherdan Shaqiri ishte protagonist me Zvicrën në Euro 2024 teksa shënoi një gol mjaft të bukur në barazimin 1-1 të helvetëve ndaj Skocisë.
Sulmuesi u shndërrua edhe në lojtarin e vetëm që shënon në tre Botërorët dhe tre Europianët e fundit ndërsa Shaqiri u ndal pas ndeshjes të shpjegonte edhe atë goditje të menjëhershme dhe surprizuese për portierin kundërshtar.
“E pashë që portieri kishte dalë pak nga porta dhe menjëherë mendova se duhej ta fusja topin në rrjetë. Ishte një gol shumë i rëndësishëm për skuadrën, por gjithashtu ishte edhe një gol shumë i bukur.
Jemi pak të zhgënjyer që nuk e fituam ndeshjen, por mendoj se rezultati 1-1 ishte më i drejti. Duhet që të mësojmë nga kjo ndeshje dhe në ndeshjet e ardhshme duhet që të shfrytëzojmë mundësitë që do të na shfaqen”, u shpreh Shaqiri.