Shaqiri flet pasi Zvicra do të luaj përsëri me Serbinë

Në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Zvicra është në grupin G së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.

Xherdan Shaqiri ka vlerësuar se Zvicra është në grup të vështirë në Botërorin “Katari 2022”.

Zvicra luan me Kamerunin, Brazilin dhe Serbinë. Dy të fundit i kishte në grup edhe në Botërorin e kaluar.

“Ne njohim shumicën e ekipeve nga Botërori 2018, kurse Kameruni është ekip interesant me lojtarë të mirë që luajnë në liga të forta. Për mua Brazili është favorit i madh i grupit. Ekipet tjera do të luajnë për vendin e dytë. Synimi ynë fillestar është ta kalojmë grupin. Do të jetë vështirë. Na duhen tri ndeshje shumë, shumë të mira për të qenë në gjendje të avancojmë. Por falë përvojës së madhe në këtë turne ne do të shkojmë në Botëror me vetëbesim. E dimë se çka na pret”, ka thënë Shaqiri për sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Zvicrës.

 

 

Nxehet dueli Marku – Jenkins: Boksieri shqiptar shtyn uellsianin pasi ky i dërgoi një puthje

Zyrtare: Ja ku do të zhvillohet ndeshja Prishtina – Llapi