Shaqiri fillon stërvitjet me Chicago Fire: Dua të jem i suksesshëm dhe ta ndihmojë skuadrën

Kalimi i Xherdan Shaqirit te Chicago Fire ka bërë bujë të madhe në SHBA, ndërsa nga ai pritet shumë në MLS.

Shaqiri të premten ka kompletuar edhe stërvitjen e parë dhe është ndarë shumë i kënaqur me klubin dhe bashkëlojtarët e tij.

Ish lojtari i Basel, Bayern, Inter, Stoke City, Liverpooli dhe Lyoni, ka dhënë intervistën e parë për ueb faqen e klubit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po ushtroj me djemtë dhe ekipin në tërësi. Është një grup i mirë dhe të gjithë janë të lumtur. Mezi presim që të nis sezoni”.

“Dua vetëm të jem i suksesshëm, dua ta ndihmoj skuadrën të rritet. Dua që ta shfaq eksperiencën time edhe te lojtarët e rinj dhe dua të fitoj ndeshje. Dua të rritem bashkë me këtë klub. Mezi pres të filloj dhe dua të jem i suksesshëm”.

“Stërvitja e parë ishte shumë zbavitëse. Pash djem shumë të mirë të cilët dëshirojnë të punojnë fort dhe të mësojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Duhet të punojmë fort në fushë dhe të jemi të koncentruar në stërvitje. Mezi pres të nis sezonin me bashkëlojtarë”, ka thënë Shaqiri për sajtin zyrtar të klubit.

Veton Tusha largohet nga futbolli turk, transferohet në Poloni

Pochettino e thotë publikisht: Nëse doni t’i shpjegoni dikujt se çfarë është futbolli, thoni se është Leo Messi