Sulmuesi kosovar qëndroi për tri vite në Anfield, për t’iu bashkuar këtë verë skuadrës franceze.
Por te Lyon yllit kosovar i është bashkuar një ish-bashkëlojtarë nga koha e Bayernit.
Jerome Boateng është ribashkuar me Shaqirin te Lyoni në Ligue 1.
Tanimë dyshja kanë kryer stërvitjen e parë dhe Lyon ka publikuar një fotografi të tyre së bashku.
“Stërvitja e parë për Jerome Boateng me Xherdan Shaqirin”, ka shkruar faqja zyrtare e Olympique Lyon në Facebook.
Shaqiri dhe Boateng kanë pasur një periudhë të suksesshme te Bayerni, ku kanë fituar të gjithë titujt e mundshëm evropianë.