Kosova ka barazuar 1-1 ndaj Zvcrës në miqësoren e zhvilluar në Cyrih.
Xherdan Shaqiri luajti për 75 minuta për helvetikët, duke u zëvendësuar mes duartrokitjeve të shikuesve, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes, Shaqiri tha se me këtë ndeshje e kanë parë kualitetin që ka Kosova.
“Ndjenjë speciale ka qenë, hera e parë që kam lujtur kundër Kosovës. Edhe publiku ka qenë fantastik, edhe Kosova ka lujtur mirë, ka një ekip të mirë duhet të luajë me ekipe të forta. E kemi pa kualitetin që e kanë, janë të ri, ju duhet eksperiencë, lojtarët po e ndërrojnë klubet po shkojnë ligat më të mira. Besoj që vyn hala kohë, por janë në rrugë shumë të mirë për të shkuar më parë”, tha Shaqiri.
Në fund, gjilanasi tha se gjithmonë ka pasur ëndërr të luaj për Kosovën, por se ndihet krenar edhe me Zvicrën.
“Normalisht që gjithmonë e kam pas ndërmend me vesh e ëndërr me lujt për Kosovën por kështu ka ardhë koha. Jam krenar edhe me Zvicrën sepse ka dhënë shumë për familjën tonë. Besoj që barazimi më i ëmbël është ky”, përfundoi Shaqiri.
/Gazeta Olle/