Xherdan Shaqiri ka thënë se për t’u kualifikuar duhet pasur ambient të mirë mes lojtarëve, dhe duhet rregulluar stadiumi.
Shaqiri u pyet për gjasat e Kosovës të kualifikohet në ngjarje madhore në të ardhmen.
“Shpresoj që një ditë Kosova të kualifikohet. Duhet me pas ambient të mirë mes vete, mes lojtarëve. Duhet me ndreq stadiumin se është marrë me pa bota atë fushë. Dhe kur të rregullohen këto gjëra të vogla, kualifikoheni”, ka thënë Shaqiri.