Shaqiri dhe Shefqet Krasniqi në mediat angleze

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri dhe hoxha Shefqet Krasniqi, janë bërë protagonist të medieve angleze.

Mediet angleze kanë shkruar për fotografinë e famshme që mesfushori kosovar e kishte bërë me Shefqet Krasniqin.

Daily Mail shkruan se Krasniqi, i cili ishte i dyshuar për terrorizëm, ia afrua Shaqirit duke bërë një fotografi me të. Njëjtë shkruan edhe The Telegraph.

Ndryshe, në fundin e bisedës, Krasniqi ia dhuroi disa libra Shaqirit. Ky i fundit me një sqarim në rrjetet sociale, ka thënë se nuk ishte në dijeni që hoxha Krasniqi ishte nën dyshime për terrorizëm.