Shaqiri: Detyra e parë është kryer, por kemi mundur të fitonim me rezultat më të thellë

Zvicra e filloi me fitore në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, duke mposhtur Kamerunin me rezultat 1-0.

Ishte pikërisht Xherdan Shaqiri që asisistoi në golin e vetëm, të cilin e shënoi Breel Embolo, shkruan Gazeta Olle.

Anësori i Zvicrës u shpreh i lumtur për fitoren ndaj Kamerunit, por tha se mund të fitonin më thellë.

“Duam të nisnim mirë. Por duhet thënë se të dyja skuadrat nuk e nisëm mirë. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë: krijuam më shumë raste dhe arritëm të bënim 1-0. Në fund mund të ishte 2-0 ose 3-0 nëse do të kishim luajtur më mirë shanset tona. Në fund, ajo që ka shumë rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është kryer, por tani duhet të përmirësohemi ndjeshëm”, tha Shaqiri SRF.ch.

/Gazeta Olle/

Portugali – Ganë, publikohen formacionet zyrtare

Legjenda gjermane pesimist: S’kemi mbrojtës krahu, Spanja na shkatërron