Shaqiri bëri gjestin e madh në fund të ndeshjes, takoi tifozin me aftësi të kufizuara dhe u dhuroi fanellën

Xherdan Shaqiri ka treguar se është njëri nga ne, para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane ka përjetuar një nga ndeshjet më emocionuese në karrierën e tij pasi pritja që i është bërë në Kosovë ka qenë fantastike.

Shaqiri u duartrokit në fillimi të ndeshjes, por edhe në momentin e zëvendësimit të tij i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur gjilanasin i cili gjithmonë ka treguar dashurinë për Kosovën duke e reprezentuar në mënyrën më të mirë të mundshme kudo që ka luajtur.

31-vjeçari ka bërë një gjest fantastik pas përfundimit të ndeshjes, duke i dhuruar fanellën e tij një tifozi me aftësi të kufizuara.

Evi është një i ri nga Gjilani i cili është tifoz i madh i Dritës dhe Kosovës, pasi nuk mungon në asnjë ndeshje ku luan klubi bardhekaltër dhe Përfaqësuesja dardane.

Pas ndeshjes Shaqiri ka shkuar për ta takuar Evin duke e hequr fanellën e tij dhe duke ia dhuruar e duke e përqafuar atë.

Ka qenë një moment shumë emocionues, derisa Shaqiri ka marrë edhe njëherë duartrokitje për gjestin e bërë duke gëzuar Evin me një dhuratë të bukur.

Shqipëria pret Poloninë në sfidën më të rëndësishme në vitet e fundit

Personi më i padëshiruar në ‘Fadil Vokrri’, pritja e merituar që iu bë Uran Bislimit nga tifozët kosovarë