Shaqa pëlqen Milanon

Xherdan Shaqiri ka deklaruar se Bayern Munich është klubi më i mirë në të cilin ka luajtur deri më tani. Por, ish futbollisti i Baselit, tani i Interit ka thënë se qyteti i Milanos i pëlqen më shumë sesa Munichu.

Ylli kosovar beson se ekipi i tij, Interi do të ngjitet lartë në Serie A, por edhe në Evropë. Ndërsa, dëshiron që karrierën ta përfundoj aty ku nisi, në Basel.

“Do të më pëlqente të pensionohem në Basel, e them seriozisht. Nuk do të kthehesha për para, por për të luajtur prapë”, ka deklaruar Shaqiri, i cili është shumë i lidhur emocionalisht me gjigantin zviceran.