“Shansi i fundit për futbollistin e Kosovës”

Hannover 96 ka ndërruar katër trajnerë prej ardhjes së Florent Muslijës në klubin gjerman në vitin 2018.

Andre Breitenreitner, Thomas Doll, Mirko Slomka dhe Kenan Kocak të gjithë kanë pasur rastin ta njohin talentin e madh të Muslijës, por që ai nuk ishte në gjendje ta tregonte veten, shkruan ‘Bild’.

Kocak e inkuadroi 21-vjeçarin në lojë në fillim të pjesës së dytë në barazimin 2:2 dhe pas 13 minutash e largoi nga loja – një dënim maksimal për një futbollist profesionist.

Drejtori sportiv, Jan Schaludraff në lidhje me situatën e Muslijës ka thënë:

“Ne po presim që ai të shkojë në përgatitje dhe të përfshihet si gjithë të tjerët. Dhe të tregojë se ka aftësi të mira të futbollit”.

Në rast se nuk ka ndonjë ‘reagim’ nga futbollisti i Kosovës, atëherë ai nuk ka të ardhme në Hannover 96.

Pavarësisht kontratës që i skadon në vitin 2020, ai mund të largohet në janar nga klubi gjerman.