Shala:Bislimit i kishim dërguar edhe bileten e aeroplanit,por ai nuk u përgjigj më

Uran Bislimi,përfaqësoi “Dardanët” në miqësoret kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe,në nëntor të vitit të shkuar duke debutuar dhe shënuar gol,por më pas refuzoi ftesën e Kosovës për ta përfaqësuar Zvicrën.

Mirëpo si ndodhi rasti që Bislimi e ndërroi Kombëtaren,e shpjegon menaxheri i Kosovës,Bajram Shala,për gazetën zvicerane “Blick”.Sipas tij,përkrahja dhe shancet për të nuk kishin munguar,ata i kishin dërguar ftesën për grumbullim dhe biletat e aeroplanit,mirëpo ai nuk ishte lajmëruar më.

“Ne e kemi përcjellë dhe përkrahur Bislimin dhe kur iu bashkua Luganos kishim besim se do të bëhej një lojtar i mirë. Por, papritmas u zhduk dhe nuk lajmërohej as në telefon. Pastaj pranuam email nga Lugano ku thuhej se ai nuk do të vinte më dhe kjo ndodhi në shtator të vitit të shkuar. Pastaj kishim kontakt me të afërmit e tij, të cilët na thanë se ai kishte gabuar dhe tani është plotësisht i bindur për të luajtur te Kosova”, ka shpjeguar Shala. “Menduam t’i japim edhe një rast pasi ishte i ri dhe pasi biseduam me të, u bindëm për ta ftuar. Erdhi në grumbullimin e nëntorit pati paraqitje të mira, ku shënoi edhe gol por pastaj u zhduk përsëri”.

Bislimi ishte ftuar për ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2024” në muajin mars, madje i ishin dërguar të gjitha të dhënat, përfshirë edhe biletat e aeroplanit. Por, ai nuk kishte hipur në të dhe as që u ishte lajmëruar telefonatave të shumta.

Sipas Shalës,për rastin e Bislimit dhe Andi Zeqirit i cili poashtu doli publikisht me fanellën e Kosovës në hapsirat e Federatës së Futbollit të Kosovës,nuk do të ketë respekt.

“Ai zgjodhi Zvicrën që nuk është problem, por shfrytëzimi i Kosovës nuk do të harrohet kurrë. Respekti ka vdekur për rastin e tij, sikurse në rastin e Andi Zeqirit”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se përkundër startit të dobët në këtë cikël eliminator, Kosova ka pak gjasa për kualifikim në Evropian dhe shpreson që të mbledhin sa më shumë pikë deri në fund.

Kosova do të përballet me Zvicrën me 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në “Euro 2024” dhe Bislimi është pjesë e listës së Zvicrës.

Ademi:Jemi një hap më mbrapa por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja e Kosovës U17 rikthen rezultatin dhe fiton kundër Maqedonisë së Veriut U17