Shala: VAR u desh të ndërhynte te goli i dytë i Lirisë

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala ka thënë se i vjen keq që ekipi i tij u mposht nga Liria e Prizrenit me rezultatin minimal 2:1.

Fushë Kosova të shtunën pësoi në kuadër të xhiros së katërt në stadiumin “Përparim Thaqi”.

Shala ka thënë se dyshon që goli i fitores i Lirisë ishte në pozitë jashtë loje, por nuk e kupton pse nuk reagoi VAR-i.

“Kemi mundur të marrim një barazim sikur të rishikohej VAR-i te goli i dytë i Lirisë, pasi dyshoj se ishte në pozitë jashtë loje”.

“Nuk e merituam humbjen dhe ë vjen shumë keq për këtë. Sigurisht, ky ekip nuk e meriton të jetë pa pikë pasi ka cilësi. Por, ne do të përgatitemi gjatë këtij pushimi për t’u rikthyer fuqishëm”, ka thënë Shala.

Alirifa i kënaqur me fitoren, paralajmëron kundërshtarët e radhës

Florian Marku shkatërron kundërshtarin – fiton duelin qysh në raundin e parë