Shala uron Përfaqësuesen e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, uron Përfaqësuesen e Kosovës në hendboll, pas fitimit të medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror për vendet në zhvillim, e cila u organizua në Kosovë, konkretisht Prishtinë e Gjakovë.

Ministri Shala u shpreh se ky sukses i Përfaqësueses së Kosovës është një fitore jo vetëm për hendbollin e Kosovës por është fitore edhe për vendin ngase me rezultatet dhe lojërat që ka treguar Përfaqësuesja ka dëshmuar cilësi dhe konkurrencë përballë shteteve tjera të botës.

Ministri tha se falënderon të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë rezultat që nga lojtarët, trajnerët, ekipin në tërësi por edhe Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Gjithashtu, ministri i uron dhe falënderon FHK-në dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar për organizimin e mirë dhe të vlerësuar të Kampionatit Botëror në hendboll për shtetet në zhvillim që u mbajt në Kosovë.

“MKRS ka qenë një prej mbështetësve kryesor të këtij kampionati dhe është nxitje që të punojmë edhe më tepër dhe të rrisim përkrahjen për sportin në tërësi, kur arrihen rezultate në gara dhe organizohen ngjarjet sportive në këtë mënyrë kur shtetet/ekipet mysafire ndahen të kënaqura me mikpritjen që u bëhet atyre”, u shpreh ministri.