Shala: U mundova ta befasoj Gjilanin por nuk doli ashtu

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, ndeshjen kundër Gjilanit e ka cilësuar si një ndeshje të dobët dhe ka thënë se përgjegjësinë për disfatën në Gjilan, 1:0, e merr ai.

Shala tha se ka bërë ndryshim në skemën e lojës dhe ka dashur të mbrohej më shumë, mirëpo nuk arriti rezultat pozitiv edhe pse kanë rrezikuar për ndryshime.

“Ndoshta është ndeshja më e dobët që e kemi luajtur, më së paku që kemi krijuar, si me lojë ashtu edhe me raste. Edhe sistemi i lojës ka qenë më defansiv sepse kemi ardhur të mbrohemi dhe t’i presim gabimet e Gjilanit. Humbjen e marrë personalisht, sepse kam rrezikuar në ndryshimin e sistemit. Në ndeshjet e kaluara kemi krijuar më shumë dhe kemi dominuar. U mundova ta befasoja kundërshtarin por nuk doli ashtu. Në aspektin individual, shumica e lojtarëve nuk ishin në formën më të mirë. Këtë fond të lojtarëve e kam zgjedhur vetë me aq sa kemi mundur t’i afrojmë. Kam qenë i kënaqur deri tani me lojë, por jo edhe me rezultate. Në janar mund të ketë transferime të reja”, ka thënë trajneri Shala për “ArtMotion” pas ndeshjes.

Florent Muslija shënon golin e vitit në Gjermani, realizon nga gjysma e fushës

Mezani: Do të doja që të kishim shënuar më shumë gola jo vetëm një