Shala thotë se iu mbetet të punojnë më shumë

Fushë Kosova ka pësuar edhe humbjen e dytë në elitën e futbollit kosovar Albi Mall Superligë.

Të rikthyer në elitë, Fushë Kosova pësoi humbjen e dytë në po aq ndeshje, pasi u mposht nga Llapi me rezultat 1-2.

Përkundër që bën një ndeshje të mirë, vendasit pësuan humbje dhe kjo e ka zhgënjyer trajnerin e Fushë Kosovës, Burim Shalën.

“Një gabim i papritur në ndërtim të aksionit kushtoi dhe e humbëm e lojën. Jam i zhgënjyer me rezultat pasi nuk e merituam këtë humbje”.

“Është xhiro e tretë, do të punojmë më shumë. Por sot treguam që mund të mposhtim skuadrat në Superligë. Na mbetet të punojmë më shumë”, ka thënë Shala. /Gazeta Olle/

Ishte duke humbur në pjesën e parë, Batatina tregon si e mposhti Fushë Kosovën me rikthim

Dallku thotë se po iu kushton mos konkretizimi i rasteve