Shala: Nuk fitoi Ballkani por ne e humbëm lojën

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, e ka vlerësuar të dhimbshme humbjen nga Ballkani.

Ballkani mposhti Fushë Kosovën me rezultatin 2:1 të dielën, me një gol të Qëndrim Zybës në minutën e 87-të.

“Është humbje e dhimbshme. Nuk fitoi Ballkani por ne e humbëm lojën. Lojtarët ishin në gjitha aspektet në nivel. Ta ndalosh Ballkanin të mos krijojë asnjë rast në gjithë ndeshjen, është për t’u përgëzuar. Lojtarët ishin kompakt dhe brenda ekuilibrit. Ballkani na shënoi gol pasi humbëm topin në mesfushë dhe na zurën në kundërsulm. Është e dhimbshme. Me një goditje nga këndi dhe dy raste, që nuk mund t’i quajë të tilla, u mposhtëm. Pas epërsisë kishim raste por ishim pa fat. Po u lutem lojtarëve që të marrin më shumë përgjegjësi, të kenë guxim sepse kanë cilësi. Kemi pasur lojëra të mira por pikët shkojnë. Na duhej një pikë e madhe në Suharekë. Megjithatë, duhet të luftojmë për ndeshjet e mbetura. Në janar do të ketë organizim dhe do të marrim përforcime. Por, momentalisht, këta djem janë heronj për mua marrë për bazë situatën aktuale. Jam i kënaqur me grupin”, ka thënë Shala për “ArtMotion” pas ndeshjes.

Dallku pas barazimit me Prishtinën: Me rëndësi nuk po pranojmë gol

Daja: Vetëm me karakter mund të përmbysësh rezultat në një mot të tillë