Shala në Kampionatin Evropian

Mundësi Edon Shala (86 kg) do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian (U-23), e cila fillon nga dita e nesërme dhe mbahet në Walbrzych të Polonisë. “Shala për evropian përgatitjet i ka zhvilluar në Bullgari, Shqipëri, si dhe në vendlindje. Andaj ai pret edhe paraqitje pozitive në Kampionatin Evropian.

Ndryshe, kjo është hera e pare që Kosova pas pranimit në UWW përfaqësohet në evropian. Bashkë me garuesin do të jetë edhe trajneri Sylejman Shala”, thuhet në njoftimin e Federatës së Mundjes së Kosovës. Shala kërkon të jetë sa më lartë në këtë ngjarje të madhe dhe të paktën të kthehet me rezultat pozitiv.