Shala: Me këtë fitore ngritet morali i ekipit, shpresoj që në vazhdim të shfaqim lojë më të bukur

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme fitoren ndaj Lirisë të dielën.

Kjo fitore ishte e dyta për ta në këtë edicion të garave në elitën e futbollit kosovar.

“Ishte lojë e vështirë sepse ishim nën presion. Në pjesën e parë, Liria na vuri në vështirësi, pasi kishte ndryshime në skemë. Kjo na befasoi. Megjithatë, morëm veten dhe i përmirësuam problemet që i kishim. Në pjesën e dytë, me evitimin e problemeve, shfaqëm tjetër ndeshje, tjetër fytyrë. Shënuam dy gola dhe përmirësuam mbrojtjen dhe fituam lojën”, ka thënë fillimisht Shala.

Tutje, ai tha se me këtë fitore është ngritur morali i ekipit dhe se shpreson që në ndeshjet në vazhdim të shfaqin lojë edhe më të mirë.

“Fitorja është e rëndësishme sepse na bën më konkurrent sesa ishim deri tash. Me fitore ngritët morali dhe shpresoj që në ndeshjet e tjera do të shfaqim lojë më të bukur. Osman Mëziu është pjesë e rëndësishme e grupit. Me rikthimin e Mëziut, kemi fituar shumë në aspektin defanziv”, përfundoi ai.

Me këtë fitore Fushë Kosova i ka ikur zonës së rënies, teksa tani ka dy pikë më shumë se vendi i fundit në tabelë Liria.

Kishin shumë mungesa, por morën fitore, Dallku flet pas tre pikëve të fituara ndaj Dritës

I mohuan penalltinë, kapiteni i Celtës përplasë për toke monitorin e VAR (Video)