Shala: Kemi grup të bashkua, do t’i arrijmë objektivat

Ardi Shala, mesfushori 24 vjeçar i Ulpianës po shkëlqen edhe në Superligë me skuadrën e Ulpianës.

Klubi i tij Ulpiana po del të jetë një ‘arrë e fortë’ për skuadrat e mëdha në Superligë këtë edicion, pasi ka arritur të marrë nga tre pikë ndaj Ballkanit e Gjilanit, teksa ka ndalur me barazim Dritën e Prishtinën.

Një nga lojtarët kyç të ekipit të Edlir Tetovës është mesfushori Ardi Shala, i cili kryen punë të madhe në fushë.

Shala beson se klubi i tij ka bërë një start të mirë, teksa shton se me pak fat mund të kishin më shumë pikë në renditjen tabelare.

“Aspektin personal po ashtu edhe në atë grupor kemi bërë një start të mirë, me pak fat ndoshta kishim mundur të kemi edhe ndonjë pikë më shumë”, tha fillimisht Shala për ‘GazetaBlic Sport’.

Pika kyçe e Ulpianës sipas Shalës është atmosfera dhe grupi i bashkuar.

“Besoj që kemi një ekip të mirë, pika kryesore është grupi i bashkuar dhe besojmë që në fund do t’i arrijmë objektivat e klubit”, vazhdoi Shala.

Në fund, 24 vjeçari shtoi se ka dëshirë që t’i ndihmojë klubit të arrijë objektivat me golat dhe asistimet, sikurse vitin e kaluar në Ligën e Parë.

“Tek Ulpiana e njoh ambientin pasi jam pjes e klubit për më shumë se 2 vite dhe ndihem mirë, shpresojë që ta përsërisë formën e edicionit të kaluar, si me gola dhe asistime dhe në fund të i ndimoj skuadrës drejt objektivit”, përfundoi ai.

Ardi Shala ka shënuar tre gola në këtë stinor të Superligës së Kosovës, teksa goli i tij ndaj Ballkanit në fundjavë ishte vendimtar për fitoren e klubit.

Ulpiana ka 13 pikë në 12 xhiro dhe pozicionohet në vendin e 7’të në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës.

Lajm i madh nga Italia, Gjimshiti kalon lëndimin dhe grumbullohet nga Atalanta

Ankesa e KOK-ut në IOC për refuzimin që Serbia i bëri delegacionit tonë të boksit