Shala i kënaqur me barazimin ndaj Prishtinës

Fushë Kosova ia doli ta ndalë Prishtinën në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar, duke barazuar krejt në fund me rezultat 2-2.

Pas ndeshjes, trajneri Burim Shala ka thënë se ata nuk luajtën mirë, por që ia dolën të merrnin një pikë shumë të merituar.

“Nuk luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë por në përgjithësi mund të them se jam i kënaqur me angazhimin dhe vullnetin e lojtarëve për të arritur barazimin në këtë ndeshje”, ka thënë fillimisht trajneri i Fushë Kosovës për ArtSport.

“Ne pranuam dy gola në mënyrë naive, por arritëm të rikthehemi dhe të marrim një pikë. Para ndeshjes nuk do të isha i kënaqur me barazim, por duke pasur parasysh golat e pranuar, jam i kënaqur edhe me barazimin”.

“Nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi, pasi po krijojmë shumë raste dhe po luajmë mirë, por pranimi i golave në mënyrë naive po na penalizon shumë”.

“Në përgjithësi, ndaj Prishtinës luajtëm mirë dhe ky barazim na motivon për duelet që na presin”, ka shtuar më tej Shala.

“Çdo gjuajtje nuk mund të jetë gol” – Curri gjen fajtorin pas barazimit me Fushë Kosovën

Sylvinho me Zabaletën në Spanjë, takim me futbollistët shqiptarë para ndeshjeve të tetorit