Shala i arsyetoi pritjet

Blerand Hasanaj nga Auto Klubi DTM e ka arritur kohën më të shpejtë në garën, që u zhvillua në Shalë të Bajgorës, shteg i cili ishte “i pensionuar” tash e 11 vjet. Në përgjithësi gara i ka arsyetuar pritjet, pasi garuesit e dhanë maksimumin, ndërsa në shumicën e kategorive rivaliteti ishte mjaft i madh.Kryetaqri i FASK-së, Ismet Rexhepi, është shprehur i kënaqur me ecurinë e garës, por më tepër i është gëzuar rikthimit të garës në Shalë. “Jemi të kënaqur me atë që të gjithë të pranishmit e panë në garën e sotme. Pati rivalitet, emocione dhe adrenalinë, por për mua fitorja më e madhe është rikthimi i garës në Shalë, e cila garuesve dhe dashamirëve të këtij sport u ka munguar tash e 11 vjet”, është shprehur Rexhepi.Në kategorinë e parë edhe kësaj radhe dominuan anëtarët e Auto Klubit Prizreni, të cilët u renditën në tri pozitat e para. Ndërkaq, kategoria e dytë kaloi në shenjë të sukseseve të klubeve nga kryeqyteti, Prishtina RCP dhe Prishtina RT. Përparim Dushi nga Prishtina RT e ka vazhduar dominimin absolut në kategorinë e tretë, madje kësaj radhe ishte afro 17 sekonda më i shpejtë se përcjellësi më i afërt, Bujar Gola nga Gjakova 137.Në kategorinë e katërt, Arbnor Musliu nga Prishtina RCP edhe njëherë dëshmoi se është shumë i mirë në garat malore, sikur edhe Blerand Hasanaj, i cili triumfoi në kategorinë e pestë. Ndërkaq, me rezultate të mira ka vazhduar edhe Bardhyl Canolli, i cili doli i pari në kategorinë e gjashtë.Në plasmanin e përgjithshëm kohën më të mirë e pati Blerand Hasanaj (04:00.521 minuta), ndërsa pas tij u renditën Përparim Dushi (04:02.630) dhe Gentian Kulla (04:07.553). Në konkurrencën ekipore më e suksesshmja doli Prishtina RCP, e dyta Prishtina RT, ndërsa pozita e tretë i takoi Prizrenit D&G.

Rezultatet sipas kategorive

Kategoria e parë:

  1. Bekim Kovaçi (Yugo – Prizreni D&G) 04:26.334
  2. Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) + 08.931
  3. Kreshnik Mariqi (Opel – Prizreni D&G) + 12.868

Kategoria e dytë:

  1. Besnik Çitaku (Opel – Prishtina RCP 04:22.323
  2. Florim Rama (Peugeot – Prishtina RT) + 18.812
  3. Artan Jahja (Suzuki – Prishtina RT) + 37.727

Kategoria e tretë:

  1. Përparim Dushi (Honda – Prishtinaq RT) 04:02.630
  2. Bujar Gola (Yugo – Gjakova 137) + 16.784
  3. Besar Pruthi (Honda – Gjakova 137) + 21.620

Kategoria e katërt:

  1. Arbnor Musliu (Opel – Prishtina RCP) 04:08.245
  2. Besfort Bunjaku (Renault – Ferizaj) + 13.520
  3. Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) + 14.564

Kategoria e pestë:

  1. Blerand Hasanaj (Opel – DTM) 04:00.521
  2. Gentian Kulla (Honda – DDA) + 07/032
  3. Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) + 22.606

Kategoria e gjashtë:

  1. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 04:09.350
  2. Xhemshit Hasani (Opel – Prishtina RCP) + 03.941