Shala flet pas fitores së madhe ndaj Dritës në Lipjan

Fushë Kosova ka arritur të ndal Dritën në shtëpi, me një gol në minutat e fundit nga Sinanovic.

Pas ndeshjes, Shala u shpreh mjaftë i lumtur me skuadrën e tij, duke theksuar se ka qenë mjaftë i kënaqur me merkaton që ka bërë Fushë Kosova, shkruan OLLE.

“Kemi bërë lojëra shumë të mira. Përveç dy ndeshjeve të cilat i kemi pasur të dobëta, me të tjerat jam i kënaqur. Po ashtu, jam i kënaqur me afatin kalimtar dhe me grupin e lojtarëve që kam momentalisht. Besoj se do t’i arrijmë objektivat e klubit”

Për në fund, trajneri pati një kërkesë për tifozët.

Presim përkrahjen më të madhe të shikuesve, edhe pse asnjëherë nuk na ka munguar përkrahja nga ta në këto momente të vështira. Tifozët na japin mbështetje të madhe”, është shprehur Shala pas fitores ndaj Dritës për “ArtMotion”.

Batatina i lumtur me tre pikët në Drenas: Më gëzon fakti se kemi disa ndeshje pa humbje

Zekirija Ramadani flet pas humbjes nga Fushë Kosova, tregon problemin te skuadra e tij sot