Shakira dhe Gerard Pique zyrtarizojnë ndarjen e tyre pas 12 vitesh lidhje

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka konfirmuar se po ndahet nga partneri i saj, futbollisti i Barcelonës, ​​Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë. Në një deklaratë të shkurtër të publikuar nga agjencia e komunikimit të këngëtares së njohur të pop-it thuhet:

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë respekt për privatësinë. Faleminderit për mirëkuptimin”.

Shakira normalisht i referohej Pique si “burri i saj”, edhe pse ata nuk ishin ngjitur kurrë në altar. Pavarësisht kësaj, vetë këngëtarja ishte shprehur se ndihej shumë rehat me lidhjen aktuale dhe theksonte se i pëlqente ideja për të qenë “e dashura” e Pique. Sipas kolumbianes, mos qenia gruaja e tij zyrtare e bënte atë më të vetëdijshme për marrëdhënien.

Pse Pique dhe Shakira nuk ishin martuar? Lojtari ka folur për këtë çështje. Gjatë një interviste me ish-futbollistin Gary Neville, ai u pyet për këtë situatë dhe nëse kishte ndryshuar mendje. “Do t’ju thoja që nëse do të kishte qenë kështu, nuk do të kisha asnjë problem, por nuk është kështu”, – ka shpjeguar ai i qetë dhe në një atmosferë të relaksuar.

“Ky është mentaliteti i tyre, – vazhdoi Gary Neville. – Nuk është diçka shumë alarmante po të kemi parasysh se lidhja e tyre është konsoliduar prej shumë vitesh dhe mos harroni se kanë dy fëmijë të përbashkët”. Të njëjtën gjë ka nënvizuar edhe vetë lojtari katalanas: “Ne kemi dy fëmijë, nëntë dhe shtatë vjeç tashmë”.

Tani, e gjithë kjo histori ka një përgjigje shumë më të thjeshtë. Pse nuk ishin martuar Shakira dhe Pique? Epo, sepse, duke marrë parasysh këndvështrimin e të dyve në çdo kohë, nuk ia kishin bërë ftesën njëri-tjetrit për në altar. As ai dhe as ajo nuk i kanë kërkuar tjetrit të martohen, kjo është përgjigja më logjike dhe më e qartë.

 

 

 

Italia – Gjermania, formacionet e mundshme

Para ndeshjes së nesërme FFK ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët