Shakhtar Donetsk ka përgatit befasinë e sotme, duke e mposhtur gjigantin botëror, Real Madrid, në kuadër të ciklit të parafundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra ukrainase fitoi 2:0 në fushën e vetë, falë dy golave që u prodhuan në pjesën e dytë nga Dentinho dhe Solomon.
Shaktar me këtë fitore barazoi pikët me Realin nga 7 sosh në vendet 2 dhe 3.
Interi sonte takohet me Borussia Monchengladbach.
Në ndeshjen e fundit ata takohen me Interin, kurse Reali pret Borussia Monchengladbachun.