Shabani shkëlqeu për Prishtinën, dy asistime fantastike në fitoren ndaj Besës

Prishtina u kualifikua në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, pasi të mërkurën eleminoi Besën me rezultat të thellë 0-4.

Në këtë ndeshje, për 90-të minuta u aktivizua edhe Arlind Shabani, i cili shkëlqeu ndaj pejanëve, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori i talentuar dhuroi dy asistime fantastike duke e arsyetuar besimin e trajnerit të ri të kryeqytetasve, Abdulah Ibrakoviq.

Arlind Shabani

Shabani që në minutën e tretë, pas një aksioni të bukur e shërbeu në zonë Endrit Krasniqin e ky i fundit me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë, për golin e parë të bardhekaltërve.

20-vjeçari ishte mjaft kërkues edhe në pjesën e dytë, ku në minutën e 79-të një top të gjatë bashkëveproi me sulmuesin Otto John teksa ky i fundit nga afërsia e parabolloi portierin për të realizuar golin e tretë.

Shabani që nga transferimi i tij gjatë verës nga Struga, nuk ka pasur shumë minutazh në Superligën e Kosovës me Prishtinën, por duket se me ardhjen e trajnerit të ri, do të ketë më shumë mundësi për t’i shfaqur aftësitë e tij.

/Gazeta Olle/

Vazhdon kriza e madhe te Vëllaznimi, futbollisti njofton largimin për arsye financiare

Mourinho refuzon të marrë pjesë në konferencën për shtyp