Shabani: Qëndroj te Drita

Njëri ndër lojtarët më të mirë në Kosovë, Xhevdet Shabani, ka folur për të ardhmen e tij.

Ai ka thënë se nuk do të largohet nga Drita edhe pse ka shumë oferta.

“Kam shumë oferta, por nuk do të largohem nga Drita. Kam kontratë me Dritën edhe për gjashtë muajë dhe do të qëndrojë këtu”, ka thënë Shabani për Gazetaolle.com.

Shabani ka luajtur më parë edhe për Feronikelin dhe Lepencin, ndërsa për disa muaj ka bartur edhe fanellën e Teutës së Durrësit. /olle/