Shabani: Gjyqtarin e ofendonin vendasit, jo unë

Xhevdet Shabani debutoi me karton të kuq tek Feronikeli. Lojtari i rikthyer nga kampionati shqiptar u skuq në takimin e fituar 2:0 ndaj Kosovës në Vushtrri.

Ai thekson se gjyqtari Selim Isufi gaboi në vendimin e tij. “Ai është vendim i gjyqtarit, por mendoj se nuk e kam merituar. Gjyqtari u ngut”, tha Shabani për Gazetën Olle. Gjyqtari kryesor i dha kartonin me rekomandimin e anësorit, Jakup Musolli.

Sipas tij, edhe vendasit ofendonin gjyqtarin, por ai nuk i ndëshkonte. “Nuk është dashur të më jep karton të kuq, sepse edhe nga vendasit ka pasur ofendime dhe ndërhyrje shumë të ashpra, por referi i mbyllte sytë. Ai më ndëshkoi kinse e ofendova”, deklaroi Shabani. (Gazeta Olle)