Shabani: Dukagjini shpëton pa barazh, Drita duhet ta ndjek deri në fund titullin

Ish-futbollisti i Dritës që ka fituar dy tituj kampion me skuadrën nga Gjilani, Bujar Shabani, uron që bardhekaltërit të fitojnë përsëri titullin në elitën e futbollit kosovar.

Pavarësisht që Drita ka mbetur tetë pikë prapa liderit Ballkani, Shabani mendon që gara për titull është akoma e hapur.

“Dritës nuk i mungon asgjë për të ndjekur titullin. Është një skuadër pretendente. Ndoshta pikët e penalizojnë pak por do të ndeshet përsëri me skuadrat kryesuese”, deklaroi Shabani në emisionin “2me1”.

“Shpresoj që deri në fund ta ndjek titullin dhe t’ia dalë, por edhe nëse siguron vetëm Evropën do të ishte sezon pozitiv”, shtoi ai.

I pyetur për rezultatet e Dukagjinit, Shabani u shpreh optimist që ekipi nga Klina do të sigurojë mbijetesën pa barazh. Shabani këtë edicion ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të Dukagjinit. /Gazeta Olle/

Eroll Salihu: Flamur Bunjaku është kontribut dhënësi më i madh i futbollit kosovar, ka harxhuar miliona euro për pranimin tonë në UEFA e FIFA

Keidi Bare flet për aventurën në La Liga si dhe Kombëtaren shqiptare