Sfida e radhës për ekipin Bad News Eagles, kundër ekipit më të mirë në botë FaZe

Pas humbjes në ndeshjen e parë të fazës ‘Legends Stage’ në PGL Antwerp Major CS:GO, tani ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me ekipin më të mirë në botë për momentin, FaZe.

Gara për vendin e parë dhe çmimet rreth 1 milion dollarë, po vazhdon në turneun më të madh të CS:GO, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, tani ekipet po mundohen të sigurojnë një vend në fazën tjetër ‘Champions Stage’, ku vetëm tetë ekipet më të mira do të mund të luajnë.

Pas humbjes nga ekipi Copenhagen Flames tani ekipi shqiptar mbanë serinë e ndeshjeve me rekord 0-1 (një humbje, asnjë fitore), siç e mbanë edhe ekipi FaZe i cili u mposht nga ENCE në ndeshjen e tyre të parë.

Ekipi shqiptar do të provojë të sigurojë fitoren kundër ekipit FaZe, ku do të shohim kapitenin më të mirë shqiptar sinnopsy, kundër njërit nga kapitenët më të mirë të botës karrigan.

Ndeshja ndërmjet Bad News Eagles dhe ekipit numër një të botës FaZe do të zhvillohet sot (e shtunë) duke filluar nga ora 19:15, në formatin ‘Bo1’.

Super ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të PGL, në platformat Twitch dhe Youtube.

Këto janë formacionet e dy ekipeve:

Bad News Eagles

Genc ‘gxx-‘ Kolgeci

Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi

Rigon ‘rigoN‘ Gashi

Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci

Sener ‘SENER1‘ Mahmuti


FaZe

Finn “⁠karrigan⁠” Andersen

Helvijs “⁠broky⁠” Saukants

Russel “⁠Twistzz⁠” Van Dulken

Robin “⁠ropz⁠” Kool

Havard “rain” Nygaard


/Telegrafi/

Nuhiu dhe Zymberi flasin para ndeshjes me Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Përfundon sezoni në Ligën e Parë, këto janë rezultatet e plota nga xhiro e fundit