Sfida e parë për kampionët e Kosovës në FIBA Europe Cup

Golden Eagle Ylli nesër (e mërkurë) do të ketë ndeshjen e parë në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo është paraqitja e parë për therandasit në këtë garë. Kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën izraelite, Hapoel Nofar Galil Elion.

Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa do të transmetohet në platoformat Art Motion & Kujtesa.

Në këtë grup janë edhe dy skuadrat gjermane Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.

Ylli garon në FIBA Europe Cup, pasi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ishte mundur nga Benfica e Portugalisë.

Derisa kjo është paraqitja e parë për kampionët e Kosovës në këtë garë, shpresojnë në paraqitje të mira, edhe pse do të kenë shumë vështirë.

Donjeta Sadiku është gati për Kampionatin Evropian të boksit

Gjyqtarët austriakë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ballkani – Sivasspor