Sfida e parë në kryeqytet pa fitues

photo by: @Shpend Ahmeti

Ndeshja e parë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe King Szczecin ka përfunduar pa fitues 64:64 (13:13, 9:8, 21:19, 21:24).

Kjo ishte sfida e parë çerekfinale në Ligën ENBL, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në Poloni më 20 mars, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Takimi në “1 Tetori” ishte shumë mjaft interesant me kthesa, por që përfundoi baras. Periudha e parë ishte e barabartë 13:13, ndërsa e dyta 9:8, ku bëri që pjesa e parë të përfundojë 22:21. Interesante ishte edhe pjesa e dytë, madje prishtinasit në fund kishin epërsi prej gjashtë pikësh 60:54, por polakët nuk u dorëzuan dhe në fund barazuan shifrat në 64:64.

Both Gach realizoi 19 pikë për prishtinasit, ndërsa Mateusz Kostrzewski 18 për mysafirët.

Pa gola pas 45 minutave të para në Allianz Arena

Kosova pëson humbje nga Bosnja në praninë e 2000 tifozëve